Kiev: Trampi duhet të shkarkojë Uitkofin për shkak të deklaratës se Ukraina është "shtet i rremë'
- I dërguari i Donald Trampit i cili udhëheq negociatat për armëpushim duhet të shkarkohet për shkak të deklaratës së tij se Ukraina është "shtet i rremë", deklaroi kryetari i Komitetit për politikë të jashtme të Parlamentit të Ukrainës, Oleksandr Merezhko.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:11, 24 mars, 2025

Kiev, 24 mars 2025 (MIA) - I dërguari i Donald Trampit i cili udhëheq negociatat për armëpushim duhet të shkarkohet për shkak të deklaratës së tij se Ukraina është "shtet i rremë", deklaroi kryetari i Komitetit për politikë të jashtme të Parlamentit të Ukrainës, Oleksandr Merezhko.
Merezhko e akuzoi Uitkofin se po e përsëritë propagandën e Putinit.
"A është ai i dërguar i presidentit Tramp apo ... i dërguar i Putinit?, theksoi Merezhko, duke shtuar se Uitkof "duhet të shkarkohet si përfaqësues i Trampit sepse ai diskrediton SHBA-në dhe politikën e jashtme amerikane".
Sipas Merezhkos, "Trampi duhet të ndërmarrë hapa shumë serioze, ai duhet të distancohet qartë nga këto deklarata, sepse ato janë shumë të rrezikshme".
Në intervistën me gazetarin djathitist Taker Karlson, Uitkof e theksoi "shkakun rrënjësor" të luftës.
"Në Rusi ekziston besimi se Ukraina është shtet i rremë - se në fakt është vetëm një mozaik i rajoneve të ndryshme. Për mendimin tim, kjo është pikërisht arsyeja kryesore e kësaj lufte, fakti që Rusia i konsideron këto pesë rajone si territorin e saj legjitim që nga Lufta e Dytë Botërore. Është diçka për të cilën askush nuk dëshiron të flasë. A do ta pranojë bota që këto janë territore ruse? A mund të mbijetojë Zelenski politikisht nëse e pranon këtë? Kjo është çështja qendrore e këtij konflikti", theksoi Uitkof. qa/
Foto: arkivi i MIA-s