• e shtunë, 29 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Uollci merr përgjegjësinë për skandalin me gabimin e sigurisë

Uollci merr përgjegjësinë për skandalin me gabimin e sigurisë

Uashington, 26 mars 2025 (MIA) - Këshillari për siguri kombëtare i presidentit amerikan Majk Volc, i cili qëndron prapa gabimit spektakolar të sigurisë të ndërlidhur me sulmet amerikane në Jemen, deklaroi mbrëmë se e ndërmerr përgjegjësinë pasi që një gazetar ka qenë pjesë e grupit, të cilin ai e ka krijuar në rrjetin Signal.

"E marr përgjegjësinë e plotë. Unë e ka krijuar atë grup", tha Majk Volc pr Foks njuz në intervistën e tij të parë që kur u zbulua se gazetari ishte vendosur gabimisht në një bisedë grupore me zyrtarë të lartë ku po shpërndahej informacioni për sulmin ndaj huthëve në Jemen.

Volc sugjeroi se ai mund të ketë pasur një numër telefoni të regjistruar për gazetarin që mendonte se i përkiste dikujt tjetër.

"I kemi ekipet më të mira teknike duke u përpjekur të kuptojmë se si mund të kishte ndodhur kjo", shtoi ai.

"Nuk e njoh atë djalë, e njoh vetëm nga reputacioni i tij dhe kjo është e tmerrshme... por nuk i shkruaj", theksoi ai.

Zyra për marrëdhënie me opinonin në Shtëpinë e Bardhë e ka dënuar "tentativën koordinuese për të shkëputu vëmendjen nga sulmet e suksesshme të paradokohshme ndaj huthëve në Jemen.

Gazetari Xhefri Goldberg të hënën në një artikull të gjatë zbuloi detaje paraprakisht, përmes një aplikacioni për mesazhe Signal, e ka marrë planin për sulm të ushtrisë amerikane më 15 mars kundër këtij grupi të kryengritësve në Jemen.

Goldberg sqaroi s eka folur në grup me gjithsej 18 persona, ndër të cilët, sipas tij, shefi i diplomacisë Marko Rubio, nënpresidenti Xhe Di Vens, shefi i CIA-s, Xhon Retklif dhe sekretari i Mbrojtjes, Pit Hegseg. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR