• e martë, 01 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Të paktën 144 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 732 janë lënduar në tërmetin në Mianmar, njoftoi televizioni shtetëror

Të paktën 144 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 732 janë lënduar në tërmetin në Mianmar, njoftoi televizioni shtetëror

Nejpido, 28 mars 2025 (MIA) - Të paktën 144 persona e kanë humbur jetën në tërmetin e fuqishëm me intensitet prej 7,7 ballë sipas Shkallës së Rihterit që sot e goditi Mianmarin, njoftoi televizioni shtetëror në Telegram.

Po ashtu, thuhet se 732 persona janë lënduar në tërmetin, njofton Skaj Njuz.

Tre persona e kanë humbur jetën në Tajlandë, ndërsa dy në provincën kineze Junan.

Mediumet publikuan se tërmeti është ndjerë edhe në Bangladesh, Indi, Tajlandë, Laos dhe Kinë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR