• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tramp bisedoi me telefon me kryeministrin kanadez, të dy do të takohen pas zgjedhjeve në Kanada

Tramp bisedoi me telefon me kryeministrin kanadez, të dy do të takohen pas zgjedhjeve në Kanada

Uashington, 28 mars 20925 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot me telefon ka biseduar me kryeministrin kanadez, Mark Karni, duke vlerësuar bisedën si "mjaftë produktive".

Trampi tha se ai dhe Karni do të takohen pas zgjedhjeve në Kanada.

"Kjo ishte një bisedë shumë produktive, ne dakordohemi për shumë gjëra dhe do të takohemi menjëherë pas zgjedhjeve të ardhshme në Kanada, për të punuar në çështje të politikës, biznesit dhe të gjithë faktorëve të tjerë”, ka shkruar Tramp në rrjetin e tij social "Truth Social".

Kryeministri i ri kanadez ka shpallur zgjedhje të parakohshme për më 28 prill. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR