Tramp: Ka mundësi që Rusia dhe Putini ta zvarrisin marrëveshjen për paqe
- Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se është e mundur që Rusia dhe presidenti i saj Vladimir Putin ta "zvarrisin" marrëveshjen për paqe me Ukrainën.
- Post By Melahat Baftija
- 08:15, 26 mars, 2025

Uashington, 26 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se është e mundur që Rusia dhe presidenti i saj Vladimir Putin ta "zvarrisin" marrëveshjen për paqe me Ukrainën.
"Mendoj se Rusia dëshiron t'i japë fund kësaj, por atç mund edhe të zvarriten", tha Tramp mbrëmë në një intervistë për "Njuzmaks", duke shtuar se gjatë karriersës së tij në biznes, ai vetë "e ka bërë këtë me vite".
Ai theksoi se mendoj se Rusia megjithatë dëshiron të përfundojë konflikti në Ukrainë, ndërsa edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do të dëshironte që lufta të përfundojë këtë moment.
Tramp gjatë intervistës në mënyrë të veçantë e theksoi faktin se mesatarisht tek te dy palët çdo javë vriten gjithsej 2.500 ushtarë dhe pa marrë parasysh se "nuk bëhet fjalë për amerikanë", dëshiron që konflikti të përfundojë sa më shpejt. mb/
Foto: MIA