Kelog arriti në Kiev, tha se kupton që Ukraina ka nevojë për "garanca sigurie"
- Kit Kelog, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tramp për Ukrainën, arriti sot në Kiev si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për t'i dhënë fund luftës ruse. Pas arritjes së tij, funksionari amerikan tha se misioni i tij ishte kryesisht për të "dëgjuar" shqetësimet e Ukrainës dhe t'i përcjellë në Shtëpinë e Bardhë.
- Post By Fami Bajrami
- 10:38, 19 shkurt, 2025

Kiev, 19 shkurt 2025 (MIA) - Kit Kelog, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tramp për Ukrainën, arriti sot në Kiev si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për t'i dhënë fund luftës ruse. Pas arritjes së tij, funksionari amerikan tha se misioni i tij ishte kryesisht për të "dëgjuar" shqetësimet e Ukrainës dhe t'i përcjellë në Shtëpinë e Bardhë.
"E kuptojmë nevojën për garanci sigurie. E kuptojmë...rëndësinë e sovranitetit të këtij kombi. Pjesë e misionin tim është të ulem, të dëgjojë dhe të shoh se cilat janë shqetësimet e tuaja", tha Kelog.
Presidenti Vollodimir Zelenski ofroi që vizita treditore e Kelog mund të përfshijë një inspektim të linjave të frontit, propozim që nuk u konfirmua zyrtarisht nga i dërguari. Kelog është për vizitë në Kiev menjëherë pasi delegacionet e SHBA-së dhe Rusisë zhvilluan bisedime për përfundimin e luftës në Arabinë Saudite - pa përfshirjen e Ukrainës. rq/bsh/
Foto: EPA