Kelemen: Konsumatorët janë inspektorët më të mirë të tregut
- Konsumatorët në Kroaci u bënë të vetëdijshëm, filluan të mendojnë se ç'farë duhet të blejnë para se të shkojnë në dyqan, tha këshilltari i platformës "Përshëndetje inspektor", Josip Kelemen.
- Post By Sara Ademi
- 16:17, 18 shkurt, 2025

Zagreb, 18 shkurt 2025 (MIA) - Konsumatorët në Kroaci u bënë të vetëdijshëm, filluan të mendojnë se ç'farë duhet të blejnë para se të shkojnë në dyqan, tha këshilltari i platformës "Përshëndetje inspektor", Josip Kelemen.
Duke folur për atë se ç'farë është arritur në katër bojkotet të premten, që filluan më 24 janar, Kelemen tha se qytetarët i planifikojnë prokurimet e tyre dhe nuk janë aq impulsiv.
"Qytetarët janë sulmuar nga të gjitha anët me promovime dhe lirime të ndryshme, por u bënë të vetëdijshëm se ata vendosin që, kur dhe ku të blejnë", citoi Kelemen.
Ai tha se platforma "Përshëndetje inspektor", ka bashkëpunim të shkëlqyer me Inspektoratin Shtetëror kur konsumatorët raportojnë parregullsi në tregti.
"Konsumatorët janë inspektorët më të mirë në treg, sepse shohin çdo ditë se çfarë po ndodh dhe Inspektorati Shtetëror shpesh është një levë presioni ndaj shitësve dhe ata e bëjnë mirë punën e tyre me ne. Kur u raportojmë një parregullsi, fillon një inspektim, duke rezultuar në gjobë ose tërheqje të produktit", vuri në dukje Kelemen.
Ai tha se platformës i mungon bashkëpunimi me shoqatat e konsumatorëve.
"Të gjitha qendrat tona të konsumit që dikur ishin aktive janë shkatërruar. Të gjithë varen nga një lloj ndihme dhe tarifa anëtarësimi që askush nuk i paguan dhe ne e dimë se si funksionojnë shoqatat në mbarë botën. Problemi këtu është se dikur ka pasur këshillimore të shumta për ndihmë juridike për konsumatorët, tani e gjithë kjo është shfuqizuar dhe konsumatorët janë lënë në duart e tyre", theksoi Kelemen. sa/
foto: Iks