KE-ja miratoi Plan aksional për transformimin e Evropës në kontinent të inteligjncës artificiale
- Inteligjenca artificiale është me rëndësi thelbësore në përpjekjet për ndërtimin e një Evrope më konkurrente, më të sigurt dhe teknologjike, kështu që për këto arsye Komisioni Evropian sot ka miratuar Plan aksional për një kontinent të inteligjencës atificiale, njoftoi nënpresidentja ekzekutive e KE-së për sovranitet teknik, siguri dhe demokraci, Hena Virkunen.
- Post By Melahat Baftija
- 13:47, 9 prill, 2025

Bruksel, 9 prill 2025 (MIA) - Inteligjenca artificiale është me rëndësi thelbësore në përpjekjet për ndërtimin e një Evrope më konkurrente, më të sigurt dhe teknologjike, kështu që për këto arsye Komisioni Evropian sot ka miratuar Plan aksional për një kontinent të inteligjencës atificiale, njoftoi nënpresidentja ekzekutive e KE-së për sovranitet teknik, siguri dhe demokraci, Hena Virkunen.
"Gara globale për inteligjencë artificiale është larg përfundimit. Tani është koha të veprohet. Ky Plan aksional i thekson sferat kyçe, ku duhet të intensifikohen përpjekjet që të bëhet Evropa kontinent udhëheqës për inteligjencë articficiale", theksoi Virkunen në konferencën për shtyp, në të cilën e promovoi Planin e miratuar aksional.
Virkunen theksoi se Komisioni Evropian punon në krijimin e të ardhmes ku inovacionet teknologjike do t'i lëvizin industrinë dhe shërbimet publike, duke sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe bizeset e BE-së, përmes krijimit të "inteligjencës së besueshme artificiale".
Qëllimi i kësaj nisme ambicioze është që Evropa të bëhet lidere globale në inteligjencn artificiale, përmes transformimit të industrive trradicionale evropiane dhe në fondin kryesisht evropian të talentëve në shtytës të fuqishëm të inovacioneve dhe për përshpejtim të shfrytëzimit të inteligjencës artificiale.
Me miratimin e sotëm të Planit aksional, Komisioni Evropian po nis procesin e konsultimeve publike me të gjitha palët e interesuara mbi Ligjin për zhvillimin e resë dhe inteligjencës artificiale dhe mbi identifikimin e prioriteteve për zbatimin e inteligjencës artificiale dhe sfidat që lidhen me të.
Konsultimet do të zgjasin deri më 4 qershor të këtij viti dhe përfundimet e dala prej tyre do të përdoren për të formësuar më tej iniciativat që lidhen me Planin aksional për një kontinent të inteligjencës artificiale.
Ligji evropian për inteligjencën artificiale ka hyrë në fuqi vitin e kaluar më 1 gusht dhe më 4 shkurt të këtij viti, KE-ja publikoi Udhëzimet mbi praktikat e ndaluara që lidhen me inteligjencën artificiale. Në fund të janarit, filloi zbatimi i paketës së masave për të mbështetur bizneset e reja evropiane dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në zhvillimin e inteligjencës artificiale të besueshme.
KE-ja deri më tani ka zgjedhur shtatë konsorciume që punojnë për të krijuar "fabrika të inteligjencës artificiale". mb/
Foto: EPA