• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kehaja: Marrëveshja e Prespës parashikon që emri i shtetit është i parevokueshëm

Kehaja: Marrëveshja e Prespës parashikon që emri i shtetit është i parevokueshëm

Athinë, 21 maj 2024 (MIA) - Marrëveshja parashikon se emri i shtetit është i parevokueshëm. Nga momenti kur emri kushtetues është "Maqedonia e Veriut", pavarësisht se çfarë thotë zonja Siljanovska se vendi i saj quhet "Maqedoni", nuk do të arrijë asgjë në NATO, ku hyri si "Maqedonia e Veriut" dhe nuk do të arrijë asgjë në rrugën e intergimit në BE, theksoi zëdhënësja e SYRIZA-s Vula Kehaja në inrervistë për radion greke "talk Radio 989", njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Për tre memorandumet, të cilat partia opozitare i miratoi në Parlament, Kehaja potencoi se nëse ato ratifikoheshin, "do të përforcohej pozicioni negociator i Greqisë në lidhje me procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE".

“Një prej protokollet, i cili ka të bëjë me marrëdhëniet e saj me BE-në, do të na kishte dhënë mundësinë për të ushtruar shumë më tepër presion mbi ta dhe për të ndikuar tek ata", tha zëdhënësja e SYRIZA-s.

Kehaja theksoi se Demokracia e Re, edhe pse thotë se bëhet fjalë për "marëveshje të keqe" në thelb e mbështet atë, por kurrë nuk do ta thoshte këtë publikisht.

"Nëse dëshiron, Demokracia e Re mund të thirret në nenin 19, e cila thekson se nëse njëra palë - apo edhe të dyja palët - nuk e respektojnë, mund t'u drejtohen Kombeve të Bashkuara, të kërkojnë ndërmjetësimin e sekretarit të përgjithshëm të KB-së dhe të ketë zgjidhje. Qeveria nuk dëshiron ta bëjë këtë, sepse mbështet dhe përshëndet Marrëveshjen", theksoi Kehaja. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR