• e hënë, 23 dhjetor 2024

KE: BE-ja mbetet e përkushtuar për forcimin e sistemeve arsimore të Ballkanit Perëndimor

KE: BE-ja mbetet e përkushtuar për forcimin e sistemeve arsimore të Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 24 janar 2024 (MIA) - Arsimi është kyç për zhvillimin ekonomik dhe social të vendeve partnere në kufi me BE-në dhe për forcimin e lidhjeve të tyre me BE-në, mbi të gjitha vendet që janë pjesë e procesit të zgjerimit të bllokut, thekson Komisioni Evropian, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit - 24 Janarin.

“Prandaj BE-ja do të vazhdojë të angazhohet, si prioritet, me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Turqinë dhe fqinjësinë për të forcuar sistemet arsimore, për të zgjidhur mospërputhjet e aftësive me tregun e punës dhe për të forcuar bashkëpunimin e përbashkët me institucionet arsimore, duke përfshirë mobilitetin e studentë dhe mësues”, shton KE-ja.

Në një deklaratë me rastin e 24 janarit, përfaqësuesi i lartë i Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borel, thekson se arsimi dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës janë thelbësore për arritjen e zhvillimit të drejtë dhe të qëndrueshëm dhe për përballimin e pabarazisë, përmes dialogut, solidaritetit , mirëkuptimit reciprok, bashkëpunimit dhe barazisë gjinore, por në të njëjtën kohë janë vendimtare edhe për mbrojtjen, ruajtjen dhe ndërtimin e paqes.

“Arsimi u mundëson individëve dhe shoqërive të mbijetojnë, të lulëzojnë dhe të përgatiten për sfidat dhe mundësitë e shekullit të 21-të. Së bashku me artin dhe kulturën, ajo zgjeron horizontet, duke i lejuar njerëzit, veçanërisht të rinjtë, të mendojnë, të mbrojnë dhe të ndërtojnë të ardhme të ndryshme”, thekson Borel.

Sipas tij, arsimi gjithashtu luan një rol kyç në ndërtimin dhe forcimin e lidhjeve mes njerëzve dhe sjell shpresë dhe mbrojtje për ata që janë prekur nga krizat humanitare dhe shpërnguljet e detyruara.

Растечката и забрзана примена на новите ИКТ технологии во речиси сите сегменти од општеството, особено дојде до израз во образованието кое треба да ги подготви младите за дигиталната ера – оп

“Në veçanti, ne do të vazhdojmë të punojmë që çdo fëmijë dhe çdo i ri të ketë akses në arsim, pavarësisht se kush është dhe ku jeton, duke u mbështetur në angazhimet e Vitit Evropian të Rinisë 2022. BE-ja po promovon gjithashtu një qasje të të mësuarit gjatë gjithë jetës për të gjithë, në përputhje me Vitin Evropian të Aftësive 2023”, tha Borel.

Ai gjithashtu theksoi se efektet pozitive të arsimit mund të maksimizohen vetëm përmes barazisë dhe përfshirjes në sisteme arsimore me burime të mira që janë të përshtatshme për të ardhmen, duke i lejuar të gjithë të përmbushin potencialin e tyre.

“Brenda BE-së, ne vazhdojmë të ndërtojmë Zonën Evropiane të Arsimit si vizionin tonë afatgjatë dhe të përbashkët për sektorin e arsimit dhe trajnimit. Duke bashkuar 27 shtetet anëtare, ai synon për sisteme arsimore dhe trajnime më elastike, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të gjithë, në një perspektivë të të mësuarit gjatë gjithë jetës. Si një kampione globale për transformimin e arsimit, BE-ja është gjithashtu e përkushtuar për arritjen e Objektivit 4 të Zhvillimit të Qëndrueshëm – Arsim cilësor në nivel global”, shtoi Borel.

Përfaqësuesi i lartë i KE-së thekson se në përputhje me Planin e Veprimit për Rininë për veprim të jashtëm, BE-ja ka rritur fondet për arsimin nga shtatë në të paktën 10 për qind, përmes programeve dypalëshe dhe rajonale dhe nismave globale.

“Iniciativat e BE-së si Erasmus+ dhe programi për Zhvillimin e Edukimit dhe Rritjes së Ndërgjegjësimit (DEAR) promovojnë gjithashtu edukimin për qytetarinë globale. Ato u mundësojnë individëve të fitojnë profesionalizëm , aftësitë dhe qëndrueshmërinë e nevojshme për të lundruar nëpër periudha pasigurie, për të menduar në mënyrë kritike për vendin e tyre në botë dhe për të reaguar dhe vepruar në solidaritet”, shton Borel në mesazhin e tij me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit - 24 Janari.

За Би-Би-Си дел од нив изјавија дека се очајни што им е забрането да се вратат на училиште.   -Се изгледа прилично мрачно, изјави една од нив.

Sipas Komisionit Evropian, siç raporton korrespondenti i MIA-së nga Brukseli, edhe pse qasja në arsim është e drejtë themelore e njeriut, megjithatë në mbarë botën më shumë se 250 milionë fëmijë dhe të rinj nuk shkojnë në shkollë, e disa nga ata që ndjekin mësimin, nuk fitojnë aftësi bazë si shkrimi dhe leximi.

“Nevojiten edhe 44 milionë mësues të kualifikuar për të arritur arsim fillor dhe të mesëm universal deri në vitin 2030. Është thelbësore të investohet në ndërtimin e sistemeve arsimore të përshtatshme për të ardhmen dhe të kompensohet arsimi i munguar në përputhje me angazhimet e marra në Samitin e KB-së për Transformimin e Arsimit në vitin 2022”, shtojnë nga  KE-ja.
Komisioni rikujton gjithashtu se BE-ja ka rritur investimet e saj në arsim jashtë vendit dhe mbetet e gatshme të bashkëpunojë ngushtë me vendet partnere në përmbushjen e detyrimeve të tyre.

“Institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare së bashku janë donatorë të më shumë se gjysmës së të gjithë ndihmës për arsimin në mbarë botën, duke mbështetur sektorin e arsimit në më shumë se 100 vende. Në periudhën 2021-2027, Komisioni Evropian do të ndajë të paktën 10 për qind të buxhetit për partneritete ndërkombëtare në arsim me Afrikën, Amerikën Latine, Karaibe, Azi dhe Paqësor. Fokusi është te mësuesit cilësorë, aftësitë për jetën dhe punën e shekullit të 21-të, sistemet arsimore gjithëpërfshirëse dhe të drejta, të gatshme për të mbështetur tranzicionin digjital dhe ekologjik, arsimin dhe trajnimin profesional të drejtuar nga mundësitë dhe arsimin e lartë dhe mobilitetin”, thekson organi ekzekutiv i BE-së.

Sipas Komisionit Evropian, BE-ja mbetet në ballë të mobilizimit ndërkombëtar për arsimin, duke ndarë 10 për qind të buxhetit të ndihmës humanitare për sistemet arsimore dhe për të mbështetur arsimin e sigurt, gjithëpërfshirës dhe cilësor për miliona fëmijë të prekur nga krizat dhe konfliktet humanitare, ku  vetëm në vitin 2023 për këtë qëllim janë përcaktuar mbi 162 milionë euro.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR