KB2022: Holanda e nis me fitore
- Post By Fami Bajrami
- 19:10, 21 nëntor, 2022

Doha, 21 nëntor 2022 (MIA)- Holanda me dy gola mposhti sonte Senegalin 2-0 (0-0) në kuadër të Grupit A të Kampionatit botëror në Katar.
Senegali ka qenë thuajse një kundërshtar i barabartë në ndeshjen në stadiumin "Al Tumama" në Doha, por pasi nuk i realizoi disa raste të mundshme, dënimi erdhi në anën e kundërt.
Fillimisht në minutën e 84-të Kodi Gakpo me një goditje precize me kokë i solli avantazh Holandës, ndërsa vulën e fitores e vendosi Davi Klasen në minutën e nëntë të kohës shtesë.
Dje në hapjen e botërorit në grupin e njëjtë, Ekuadori e ka mposhtur nikoqirin Katarin me rezultat 2-0.
Në xhiron e ardhshme, Holanda do të luajë kundër Ekuadorit, përderisa nikoqiri Katari do të luajë kundër Senegalit. qa/