KB: Të paktën 70 të vrarë në sulmin e një bande të armatosur në Haiti
- Së paku 70 persona, mes të cilëve dhjetë gra dhe tre fëmijë, janë vrarë në sulmin e bandës Gran Grif në një fshat të Haitit, njoftuan mbrëmë Kombet e Bashkuara.
- Post By Melahat Baftija
- 11:47, 5 tetor, 2024
Port-o-Prens, 5 tetor 2024 (MIA) - Së paku 70 persona, mes të cilëve dhjetë gra dhe tre fëmijë, janë vrarë në sulmin e bandës Gran Grif në një fshat të Haitit, njoftuan mbrëmë Kombet e Bashkuara.
Zyra e KB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë njoftoi se anëtarët e bandës hapën zjarr në fshatin Pont-Sonde, pas së cilës u dogjën dyzet shtëpi dhe disa dhjetëra automjete.
Kryeministri i Haitit, Gari Konil, shkroi në Platformën X se bëhet fjalë për një sulm brutal ndaj njerëzve të paarmatosur.
Anëtarët e bandës Gran Grif i befasuan banorët në orën 3 të mëngjesit sipas orës lokale të së enjtes dhe i nënshtruan ata ndaj "një brutaliteti të papërshkrueshëm", bëri të ditur qeveria.
Qeveria ka njoftuar se do të rrisë praninë e forcave të sigurisë në rajonin në veri të kryeqytetit Port-o-Prens.
Haiti është vendi më i varfër në hemisferën perëndimore dhe ndër vite ka qenë skena e dhunës nga bandat e armatosura që tani kontrollojnë pjesën më të madhe të kryeqytetit. Dhuna tani është përhapur edhe në rajone të tjera, shkruan DPA. mb/
Foto: X
Pandilla mata a 70 personas en Haití
— Gamavisión Noticias (@gamavisionmx) October 4, 2024
Entre las víctimas se encontraban diez mujeres y tres bebés en la ciudad de Pont-Sonde en Haití.
Además, 16 personas resultaron gravemente heridas en el ataque contra ciudadanos inofensivos y los residentes huyeron de sus hogares cuando… pic.twitter.com/ariQ5NVbl3