KB: Miliona njerëz në Etiopi janë në prag "të katastrofës"
- Shefi i agjencisë së KB-së për ndihmë në ushqim në Etiopi, Zllatan Milishiq, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër se miliona njetrëz në këtë vend janë në prag të "katastrofës", njoftoi BBC.
- Post By Melahat Baftija
- 09:02, 23 prill, 2025

Nju-Jork, 23 prill 2025 (MIA) - Shefi i agjencisë së KB-së për ndihmë në ushqim në Etiopi, Zllatan Milishiq, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër se miliona njetrëz në këtë vend janë në prag të "katastrofës", njoftoi BBC.
Milisiç njoftoi se për shkak të mungesës së fondeve, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) "është i detyruar të pezullojë punën e tij" në lidhje me më shumë se gjysmë milioni gra dhe fëmijë të kequshqyer që nga muaji i ardhshëm.
Programi Botëror i Ushqimit ka paralajmëruar se rreth 3.6 milionë njerëz nuk do të kenë qasje në ndihmë ushqimore në javët e ardhshme nëse nuk vijnë më shumë para.
Etiopia ende po ndjen efektet e luftës civile dyvjeçare në rajonin verior Tigre, e cila përfundoi në vitin 2022, raportoi BBC. mb/
Foto: MIA