KB: Kryengritësit e grupit M23 ekzekutuan tre fëmijë në Kongo
- Zyra e KB-së për të drejtat e njeriut sot njoftoi se grupi kryengritës M23 ekzekutoi tre fëmijë, të cilët morën armë dhe uniforma që pjesëtarët e armatës së Kongos i kanë lënë në qytetin Bukavu.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:49, 18 shkurt, 2025

Gjenevë, 18 shkurt 2025 (MIA) - Zyra e KB-së për të drejtat e njeriut sot njoftoi se grupi kryengritës M23 ekzekutoi tre fëmijë, të cilët morën armë dhe uniforma që pjesëtarët e armatës së Kongos i kanë lënë në qytetin Bukavu.
KB-ja shprehu shqetësim për këtë incident dhe incidente të ngjashme si kjo, pasi kryengritësit kanë hyrë në Bukavu, raportojnë agjencitë botërore.
"Zyra jonë konfirmoi raste të ekzekutimeve të fëmijëve të kryera nga anëtarët e M23, pasi ata hynë në Bukavu javën e kaluar", tha zëdhënësja e Zyrës së KB-së për të drejtat e njeriut, Ravina Shamdasani në konferencë për mediat në Gjenevë. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s