• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB: Armata izraelite e "shkëputi" pjesën veriore të Gazës nga pjesa tjetër e Gazës

KB: Armata izraelite e

Gjenevë, 15 tetor 2024 (MIA) - Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara sot kumtoi se armata izraelite tërisisht e ka "shkëputur" pjesën veriore të Gazës nga pjesa tjetër e Rripit të Gazës, shkruan Gardijan.

"Për shkak të armiqësive intensive dhe urdhërave për evakuim në pjesën veriore të Gazës, familjet përballen me frikë të paimagjinueshme, humbje të familjarëve, konfuzion dhe rraskapitje", thuhet në kumtesën e Adrian Cimerman, shef i nëndelegacionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza.

Siç deklaroi Cierman për Gardijan, banorët e Gazës, duke përfshirë edhe të sëmurët dhe invalidët të cilët nuk mund të zhvendosen, duhet të mbrohen me të Drejtën Humanitare Ndërkombëtare. sa/

Foto: EPA arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR