• e enjte, 05 shtator 2024

Karvani i "Dritës së Gonxhës" u ndal në Arqipeshkvinë Mitropolitane Durrës-Tiranë

Karvani i

Tiranë, 4 shtator 2024

Sot, në Arqipeshkvinë Mitropolitane Durrës-Tiranë në shenjë të 114 vjetorit të lindjes (26 gusht), 27 vjetorit të vdekjes (5 shtator) tëNënës Terezë dhe të 45 vjetorit të marrjes së Çmimit Nobël për Paqe nga ana e saj, u bë prezantimi i veprimtarisë botuese të ITSHKSH-së, në kuadër të edicionit të katërt të manifestimit kulturor-shkencor "Drita e Gonxhës", konkretisht librat: "Porositë e Shën Nënës Terezës për ne", e autorit Dom Lish Gjergji, ”Gjon Antoni, një margaritarkujtese për Shkupin e rinisë" e autorëve Skender Asani , Emin Azemi, Albert Ramaj, "Si dhe pse lindi Departamenti për studim nt trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut - Nënës Terezë", e autorëve Anton Nikë Berisha dhe Skender Asani si dhe numri i 3-të i revistës "Drita e Gonxhës". 

Pas fjalës përshëndetëse të Arqipeshkvit, Imzot Arjan Dodës, për rëndësinë e këtij manifestimi si dhe për vlerat që ofrojnë botimet e dedikuar jetës dhe veprës së Nënës Terezë, foli drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, i cili nënvizoi se se trinomi Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza – Shën Tereza ka qenë dhe mbetet preokupimi kryesor shkencor e profesional i Institutit që ai drejton, në kuadër të të cilit tash e disa vite vepron Departamenti për studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë.

Pjesë e panelit ishte edhe Dom Lush Gjergji, i cili u ndal në disa çështje që ndërlidheshin me veprën e tij "Porositë e Shën Nënës Terezës për ne", për të cilën foli Atë Bernard Caruano.

Në prezantimin e sotëm auditoriumi u njoftua edhe me veprat "Gjon Antoni, një margaritar kujtese për Shkupin e rinisë" e autorëve Skender Asani , Emin Azemi, Albert Ramaj, "Si dhe pse lindi Departamenti për studim të trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe Bojaxhiut - NënësTereze", e autorëve Anton Nikë Berisha dhe Skender Asanisi dhe me numrin 3 të revistës "Drita e Gonxhës", për të cilat një zbërthim  më të detajuar e bëri kryeredaktori i kësaj reviste, Emin Azemi.

Pjesë e këtij promovimi ishte edhe debati që u zhvillua në mes të auditoriumit dhe panelistëve, me ç’rast u ngritën disa çështje që kishin të bënin me mënyrën dhe strategjinë e trajtimit të figurës së Nënës Terezë.

ITSHKSH

______________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR