• e shtunë, 05 tetor 2024

Kartapolov: Gjenerali Surovikin është në pushim dhe për momentin nuk është i kapshëm

Kartapolov: Gjenerali Surovikin është në pushim dhe për momentin nuk është i kapshëm

Moskë, 12 korrik 2023 (MIA) - Zëvendëskomandanti i forcave ruse në Ukrainë, gjenerali Sergej Surovikin, i cili nuk është parë në opinion që nga kryengritja e dështuar e grupit "Vagner"  e 24 qershorit "për momentin është në pushim", deklaroi deputeti i partisë ruse në pushtet "Rusia e vetme", Andrej Kartapolov, transmetoi Skaj njus.

Kartapolov, shef i Komitetit për mbrojtje të Dumës shtetërore deklaroi se gjenerali Surovikin "tani për tani nuk është i kapshëm".

Në video të publikuar në rrjetet sociale, Kartopolov deklaroi se "Surovikin për momentin është në pushim. Ai tani për tani nuk është i kapshëm".

Pas kryengritjes, në mediume shkruhej se Surovikin ka qenë në marrëdhënie të mira me grupin "Vagner" dhe me Prigozhinin, i cili e lavëdroi gjeneralin derisa rregullisht e kritikonte elitën ushtarake të Kremlinit - ministrin e Mbrojtjes, Sergej Shojgu dhe shefin e Shtatmadhorisë, Valeri Gerasimov.

Në një raport në gazetën "Njujork tajms", që bazohej në informatë të shërbimeve amerikane të zbulimit nga muaji i kaluar, ceket se Surovikin paraprakisht ka pasur njohuri për kryengritjen dhe se autoritetet ruse po kontrollojnë nëse edhe ai është bashkëpjesëmarrës.

Disa mediume ruse dhe ndërkombëtare muajin e kalaur kumtuan se komandanti është arrestuar, por vërtetim zyrtar për atë nuk ka. Kremlini refuzoi t'u prëgjigjej pyetjeve për të. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR