• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kapacitetet turistike për festat e fundvitit janë mbushur deri në 80 për qind

Kapacitetet turistike për festat e fundvitit janë mbushur deri në 80 për qind

Shkup, 29 dhjetor 2024 (MIA) - Kapacitetet vendore në Shkup, Ohër, Krushevë, Dojran dhe Manastir, por edhe qendrat dimërore për festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve do të jenë të mbushura 70 deri 80 për qind. Ky është vlerësimi i Lupço Janevskit, i cili deri dy ditë më parë ishte drejtor i Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit (APPT).

Në një bisedë për MIA-n, të bërë para se të japë dorëheqje nga pozita e tij, Janevski i komentoi situatat aktuale, por edhe parashikimet për periudhën e ardhshme. Ai tha se në vitin 2024 pret miratimin e strategjisë për turizëm, rritjen e Agjencisë për turizëm në ministri, krijimin e një inspektimi turistik dhe policie turistike, si dhe digjitalizimin e sektorit përmes e-platformës e cila do të mundësojë, siç theksoi, një planifikim real dhe shifra objektive, reduktim të ekonomisë gri dhe një cikël të ri të investimeve.

Janevski, siç deklaroi për MIA-n, dha dorëheqje për arsye personale.

АППТ треба да израсне во национална туристичка организација, а не да биде дел од некое министерство во кое ќе се зголемува само административниот апарат, дециден е Јаневски.

Sipas Janevskit, Maqedonia e Veriut ka nevojë për hapa strategjike në turizëm që do t'i bindin investitorët se dhjetë vitet e ardhshme kjo industri e jona do të shkojë në rritje të vazhdueshme.

Ai vëren se turizmi në vend ende nuk trajtohet njësoj me degët e tjera ekonomike dhe një nga treguesit e kësaj, thekson ai, është buxheti përsëri i reduktuar i Agjencisë.

Ndër segmentet prioritare për zhvillimin e industrisë së turizmit, Janevski veçon turizmin alternativ dhe enogastro. Gjithashtu nënvizon se vendi është padyshim një destinacion për katër sezone.

"Në këto dy segmente shoh potencial të madh. Turizmi alternativ dhe eno-gastro janë pikat tona të forta dhe kjo është treguar në vitet e fundit. Megjithatë, edhe këtu duhet të zhvillojmë një strategji. Tani oferta kemi, por vetëm për ekskursione njëditore. Ne kemi nevoj për për një numër më të madh të kapaciteteve akomoduese, kështu që në vend të njëditore, te kemi aranzhmane dyditore ose më shumëditore. Është mirë të shtohet se 70 - 8- për qind e shërbimit atje është nga popullsia vendase, që do të thotë mundësi për vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik lokal. Ne kemi kushte ideale, por duhet t'i shfrytëzojmë, ndërsa kjo nuk mund të bëhet pa strategji shtetërore", thekson Janevski.

Ai gjithashtu kujton se koncepti ynë eno-gastro është unik.

Дополнителна поддршка за македонските тур-оператори кои во својата програма за 2021 година ќе ги стават домашните туристички центри, предлага Агенцијата за промоција и поддршка на туризмот (А

Në bisedë ai i referohet edhe turizmit nëpër komuna. Ai vlerëson se shumica e tyre ende nuk e perceptojnë atë si një degë ekonomike që mund të ndikojë shumë në zhvillimin ekonomik lokal.

"Një numër i madh komunave ende e lejojnë turizmin të ndodhë në mënyrë spontane, pa e ditur numrin e bujtjeve dhe numrin e turistëve në kapacitet e tyre akomoduese. Me kalimin e viteve shpesh kemi mundur të takojmë kapacitete të pakategorizuara dhe këtë e ka vërejtur edhe Organizata Botërore e Turizmit, e cila ka veçuar ekonominë gri të Ballkanit Perëndimor me nivel 40-45 për qind, thotë Janevski.

Pritjet e tij janë që shifrat totale për vitin 2023 të tregojnë deri në 590 milionë dollarë qarkullim të realizuar nga turizmi.

"Kjo është mbi katër për qind e BPV-së dhe, do të thosha, një nivel rekord, një sukses i madh. Nuk po flasim më për rimëkëmbjen e industrisë së turizmit, por për një sektor që është në kondicion të plotë. Por nga ana tjetër, do ta them sërish, buxheti i reduktuar i Agjencisë është shqetësues sepse do të ndikojë në aktivitetet e saj thelbësore. Në vitet e ardhshme, nëse kjo nuk ndryshon, përkundër angazhimit tonë, përkundër përpjekjeve tona më të mira për promovim, Maqedonia e Veriut si destinacion turistik do të mbetet prapa destinacioneve të tjera rajonale, thekson Janevski.

Nëse në vitin 2023 vendi shënon një rritje prej 50-60 për qind të turistëve turq dhe një rritje prej 30-40 për qind të numrit të bujtjeve nga mysafirët serbë, në të cilat kontribuan veçanërisht linjat e reja Beograd - Ohër dhe Beograd - Shkup, këtë vit, paralajmëron Janevski, kulmi duhet të arrijnë tregu gjerman, holandez dhe polak. ls/

Mirjana Çakarova

Фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR