• e shtunë, 11 maj 2024

Kameroni në Kiev negocion për "partneritet njëqindvjeçar" me Ukrainën

Kameroni në Kiev negocion për

Kiev, 3 maj 2024 (MIA) - Ministri nritanik  i Punëve të Jashtme , Dejvid Kameroni, i cili po qëndron në Kiev, ka filluar negociatat me autoritetet ukrainase për "partneritet njëqindvjeçar" ndërmjet dy vendeve, njoftoi Ambasada Britanike në Ukrainë.

"Ministri britanik i Punëve të Jashtme i ka filluar negociatat me Ukrainën për Partneritetin Njëqindvjeçar - një marrëveshje krejtësisht të re që do të ndërtojë lidhje të forta midis dy vendeve tona në të gjithë diapoazonin e marrëdhënieve: nga tregtia, siguria dhe mbrojtja, te shkenca dhe teknologjia, arsimi, kultura, dhe shumë më tepër", thuhet në njoftim.

 Kameroni, i cili dje mbërriti në Kiev, sot u takua me ministrin ukrainas të Punëve të Jashtmr Dmitrij Kuleba, me të cilin bisedoi për përshpejtimin e dërgimit të armëve në Kiev, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore.

 "Është e mrekullueshme të kesh Dejvid Kameronin në Kiev që të dokusohet në përshpejtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, veçanërisht në fushën e mbrojtjes ajrore", ka shkruar Kuleba në X.

Ministrat biseduan edhe për hapat për "sigurimin e  mundësisë për përdorimin e fondeve të ngrira ruse në interes të Ukrainës". 

 Shefi i diplomacisë britanike paraprakisht ka vizituar Lvivin, ku mbolli një pemë.

 "Tani ministri ka pemën e tij në Lviv, që do të thotë një arsye e mirë disa herë të kthehet në Ukrainë me lajme të mira", ka shkruar kryebashkiaku i qytetit Andrej Sadovoi në Telegram.

 Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR