• e premte, 22 nëntor 2024

Kallëzim penal për falsifikim të dokumentit zyrtar

Kallëzim penal për falsifikim të dokumentit zyrtar

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) -SPB Shkup-Njësiti për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik-Njësia për Korrupsion dhe Falsifikime ka parashtruar kallëzim penal kundër I.D.(55) nga Shkupi për shkak të dyshimit të byzuar për veprën penale të kryer “falsifikim i dokumenteve” nga neni 378 të Kodit Penal, njoftuan nga MPB.

"I akuzuari në cilësinë e kinse person i autorizuar nga një person tjetër, i cili ka qenë i vdekur, të mund të drejtojë një automjet pasagjerësh në territorin e shtetit dhe jashtë tij dhe të mund të marrë përsipër të gjitha gjërat e nevojshme lidhur me regjistrimin dhe tjetërsimin e automjetit, pa autorizim të vlefshëm të vërtetuar nga noteri, më datë 17.05.2023 me paraqitje të rrejshme të fakteve, ka tentuar të lidhë kontratë për shitblerjen e automjetit para noterit në mënyrë që të njëjtin ta përvetësojë", sqarohet në kumtesën e MPB-së. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR