• e mërkurë, 17 korrik 2024

Kallëzim penal kundër tre nëpunësve të policisë për marrje të ryshfetit

Kallëzim penal kundër tre nëpunësve të policisë për marrje të ryshfetit

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit - Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të Policia e Burgjeve ka bërë kallëzim penal ndaj D. S., F.Gj. dhe D.J., nëpunës policorë në Stacionin Policor Qendër, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “marrja e ryshfetit” nga neni 357 paragrafi 1 i Kodit Penal.

MPB njoftojnë se ata dyshohen se me datën 04.07.2024 rreth orës 23:00 në rrugën “Dame Gruev” në Shkup, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kanë kërkuar dhe kanë marrë dhuratë për vete për të mos kryer veprim zyrtar, gjegjësisht për të mos konstatuar kundërvajtje në komunikacion. dhe kështu e cenoi reputacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

"Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale ndaj nëpunësve policorë do të paraqesë propozim për inicimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës dhe do të shqiptojë masë të detyrueshme largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore", thuhet në kumtesën e MPB-së. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR