• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kabineti i Pendarovskit: Dorëheqja e depozituar e Kovaçevskit pranohet nga kreu i shtetit

Kabineti i Pendarovskit: Dorëheqja e depozituar e Kovaçevskit pranohet nga kreu i shtetit

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Kreu i shtetit Stevo Pendarovski e priti njoftimin për dorëheqjen e depozituar të kryetarit të Qeverisë Dimitar Kovaçevski, konfirmuan për MIA-n nga Kabineti i presidentit.

Paraprakisht, kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski sot në afatin e parashikuar ligjor, e depozitoi dorëheqjen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbajti një takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në takim, siç kumtuan nga Qeveria, kryeministri Kovaçevski ka theksuar se funksionin  kryetari i Qeverisë e ka kryer me përgjegjësi hde përkushtim, me respektin e duhur ppr qytetarët, duke u udhëhequr nga vendosmëria për sigurimin e një shoqërie për të gjithë, me të drejta dhepërgjegjësi të barabarta.

"Kryeministri Kovaçevski, në takim ka theksuar se do të vazhdojë edhe më tutje për realizimin e vizionit evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse për ne nuk ka zgjidhje tjetër përveç rrugës evropiane. Së bashku ishte konstatuar vlera e përpjekjeve për realizimin e perspektivave tona evropiane dhe sigurimi i të gjitha parakushteve për të trasuar të ardhmen tonë evropiane", citohet në kumtesë.

Me dorëheqjen e kryeministrit Kovaçevski, nisin proceset për formimin e qeverisë teknike, e cila do të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare korrekte dhe demokratike. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR