Ka ndërruar jetë Papa Françesku
- Ka ndërruar jetë Papa Françesku, publikoi kardinali Kevin Farell, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Romë, 21 prill 2025 (MIA) - Ka ndërruar jetë Papa Françesku, publikoi kardinali Kevin Farell, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Ai ishte peshkopi i 226-të i Romës dhe kreu i shtetit dhe sovran i qytetit të Vatikanit. Ai vdiq në moshën 88-vjeçare.
"Të dashur vëllezër dhe motra, me pikëllim të thellë më duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku. Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit, i cili e gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve. Me mirënjohje të pamasë për shembullin e tij si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ne e përgëzojmë shpirtin e Papa Françeskut në dashurinë e pafundme të mëshirshme të Zotit”, publikoi kardinali Farell.
Më 14 shkurt, Papa u shtrua në spital me një infeksion të rëndë respiratorm, kurse doli nga spitali më 23 mars. Ai u shfaq shkurt dje në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit për bekimin Urbi dhe Orbi dhe ua uroi besimtarëve Pashkët.
Emri laik i Papës ishte Horhe Mario Bergoglio. Ai lindi më 17 dhjetor 1936 në Buenos Aires, kryeqyteti i Argjentinës. Ai ishte jezuiti i parë dhe latino-amerikani i parë, si dhe anëtari i parë i rendit kishtar që nga Gregori XVI (1831–1846) dhe i pari joevropian pas Gregori III (731–741) që mbajti këtë post. ls/
Foto: ANSA