• e shtunë, 20 korrik 2024

Ka ndërruar jetë Lu Dobs, komentator dhe gezetar politik konservativ amerikan

Ka ndërruar jetë Lu Dobs, komentator dhe gezetar politik konservativ amerikan

Uashington, 19 korrik 2024 (MIA) - Komentatori politik konservativ amerikan dhe mbështetës i fuqishëm i Donald Trampit, Lu Dobs ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare, thuhet në komunikatën e publikuar mbrëmë nga ekipi i tij në X.

"Me dhimbje njoftojnë për vdekjen e "Të madhit Lu Dobs... Lu ka qenë luftëtar deri në fund - duke luftuar për gjithçka që e kishte të rëndësishme, Zotin, familjen e tij dhe vendin", thuhet në komunikatën.

Nga viti 1980 e këtej Dobs ka punuar për dy televizionet kryesore amerikane CNN dhe Foks, ndërsa ka drejtuar edhe podkast "Shou i madh Amerika" (The Great America Show). Prapa vetesh i ka lënë bashkëshorten Debi, fëmijët dhe nipat.

Tramp e lavdëroi Dobs në një postim në llogarinë e tij të "Truth soushël" si "një mik dhe një gazetar, reporter dhe talent vërtet i mrekullueshëm".

“Ai e kuptonte botën më mirë se të tjerët, ishte unik në shumë mënyra dhe e donte SHBA-në”, ka shkruar Tramp duke shprehur ngushëllimet e tij. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR