• e diel, 14 korrik 2024

Ka filluar tërheqja e ligjeve për administratë nga procedura kuvendore, do të përpunohen përmes një ќе debate të gjerë publike

Ka filluar tërheqja e ligjeve për administratë nga procedura kuvendore, do të përpunohen përmes një ќе debate të gjerë publike

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Administratës Publike (MAP) ka filluar procedurën për tërheqjen e projektligjeve për zyrtarët administrativë, për të punësuarit në sektorin publik dhe për ngritjen profesionale dhe trajnimin e zyrtarëve administrativ. Qëllimi është, siç njoftoi sot ministri dikasterial Goran Minçev, të përgatiten zgjidhje më cilësore që do të jenë praktikisht të zbatueshme dhe që do të sjellin përfitime për të gjitha palët e interesuara.

Minçev, në brifing me gazetarët paralajmëroi debat të gjerë publik për ligjet dhe shprehu shpresën që ato të miratohen dhe të hyjnë në fuqi nga janari i vitit 2025, siç ishte planifikuar fillimisht. Në kuadër të debatit, theksoi ai, do të diskutohet edhe për reagimin e sindikalistëve, sipas të cilëve rritja aktuale e pagave prej 15 për qind nuk mjafton dhe është një nga problemet kryesore.

Me zgjidhjet e reja ligjore, thekson ai, për herë të parë do të krijohet agjenci për ngritjen profesionale dhe trajnimin e administratorëve, por ende po mendohet nëse ky organ do të jetë pjesë e MAP-së apo e Qeverisë.

"Të gjitha zgjidhjet e mira që tashmë janë pjesë e ligjeve do të mbeten, por mendoj se është e nevojshme edhe një herë, përmes një procesi transparent dhe konsultativ, të kalojmë ligje të qëndrueshme që nuk do të jenë “makiazh dhe dekor”, por do të jenë sistematike dhe të përshtatme për t'iu përgjigjur sfidave të reja në drejtim të krijimit të një administrate publike profesionale, jpartiake dhe të motivuar", koform parimeve të SIGMA-s", theksoi ministri.

Në konferencën për shtyp pas konferencës, ai theksoi se krijimi i Ministrisë së Administratës Publike është një hap kyç drejt një qeverie më efikase dhe transparente.

"Krijimi i saj është një përgjigje strategjike ndaj sfidave aktuale në joefikasitetin burokratik dhe mungesën e transparencës. Me centralizimin e reformave administrative, të cilat do të jenë nën ombrellën e një ministrie të përkushtuar, përkatësisht MAP, Qeveria ka për qëllim të krijojë një sektor publik më të përgjegjshëm, efikas dhe transparent. Në periudhën në vijim do t'i përkushtohemi realizimit të kompetencave reformuese të Ministrisë, gjegjësisht përmirësimit të efikasitetit duke propozuar iniciativa nga ana e kësaj ministrie për zvogëlimin e kohës së përpunimit administrativ përmes racionalizimit të procedurave dhe reduktimit të burokracisë", tha Minçev. 

Projektligji i ri për punonjësit e sektorit publik do të hapë disa tema: përmirësimi, efikasiteti dhe efektiviteti i menaxhimit të burimeve njerëzore, rregullimi i mëtejshëm i procedurës së punësimit, rishikimi i fushëveprimit të ligjit, thjeshtësimi i procedurës për miratimin e akteve të organizimit të brendshëm dhe akteve për sistematizimin e vendeve të punës, si dhe vendosjen e një koncepti të avancuar për miratimin e planit vjetor të punësimit dhe rregullimin e mëtejshëm të procedurave të lëvizshmërisë.

Ai po ashtu ka theksuar se projektligji për ngritjen profesionale dhe trajnimin e zyrtarëve administrativë është ligj i ri.

Ministri tha gjithashtu se nuk do të ketë pushime nga puna. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR