Vlen: BDI është në makth opozitar!
- BDI është në makth opozitar! Përpiqet të përfitojë nga dhuna ndaj një foshnjeje!
Shkup, 13 korrik 2024
BDI është në makth opozitar! Përpiqet të përfitojë nga dhuna ndaj një foshnjeje!
Nuk ka turp më të madh politik sesa një BDI që përpiqet të përfitojë nga dhuna ndaj një foshnjeje.
A ka fund që ata nuk mund ta depërtojnë? Cila është çmenduria politike të pretendosh se arsyeja e dhunës ndaj një foshnjeje është se BDI nuk është pjesë e Qeverisë? A nuk i regjistruan dje veprimet e ministrit Arben Taravari dhe drejtorit Rexhep Memedi? Dhe së fundi, nëse kërkojnë dorëheqje dhe adresojnë përgjegjësi pas 20 ditësh nga formimi i Qeverisë së re, atëherë çfarë duhet kërkuar për regjimin 22-vjeçar të BDI-së? Të fshihet BDI nga regjistri i partive politike për të gjitha krimet që ka bërë ndaj shqiptarëve? Edhe një herë u bëjmë thirrje që të kthjellohen, të përballen me realitetin, të bëjnë reforma programore dhe kadrovike dhe të fillojnë të veprojnë si opozitë konstruktive.
Koalicioni VLEN
____________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.