Shtabi i krizës në Negotinë kërkon përfshirjen e ushtarëve të ARM-së në shuarjen e zjarrit në malin Serta
- Shtabi i krizës së Negotinës ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes përfshirjen e ushtarëve të ARM-së në shuarjen e zjarrit në malin Serta, krahas forcave ekzistuese që tashmë disa ditë e shuajnë zjarrin nga toka, thuhet në njoftimin e kryetarit të Negotinës, Goran Stojanov.
Negotinë, 13 korrik 2024 (MIA) - Shtabi i krizës së Negotinës ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes përfshirjen e ushtarëve të ARM-së në shuarjen e zjarrit në malin Serta, krahas forcave ekzistuese që tashmë disa ditë e shuajnë zjarrin nga toka, thuhet në njoftimin e kryetarit të Negotinës, Goran Stojanov.
Ai bën me dije se që nga mëngjesi i sotëm zjarri në Sertë po shuhet me një helikopter ushtarak dhe dy aeroplanë zjarrfikës.
"Në bazë të shkresës së Shtabit të krizave të Komunës së Negotinës, për mbështetje nga institucionet kompetente për përfshirje në shuarjen e zjarrit në malin Serta dhe komunikimit të vendosur me personat përgjegjës, nga mëngjesi i sotëm një helikopter ushtarak dhe dy aeroplanë nga ajri janë përfshirë në shuarjen e zjarrit duke lëshuar sasi të ujit, po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit", njofton Stojanov.
Nga Shtabi i krizave të Komunës së Negotinës u bëjnë thirrje qytetarëve që t'i respektojnë masat dhe rekomandimet e dhëna ditëve të fundit pasi zjarri në Sertë ka qenë aktiv.
Zjarri ka rënë të mërkurën rreth orës 10:30. mb/
Foto: FB i Stojanov