• e martë, 26 nëntor 2024

VLEN: Në foltore shqiponjë, në negociata kanarinë - BDI me ofertë poshtërruese për të qenë pjesë e Qeverisë!

VLEN: Në foltore shqiponjë, në negociata kanarinë - BDI me ofertë poshtërruese për të qenë pjesë e Qeverisë!

13 korrik 2024

BDI-ja opozitare në vend se të punojë për reformim të saj, ata merren me shpërndarjen e lajmeve të rreme. Por, e gjithë kjo punë e tyre e brendshme e cila saktë tregon që ata e kanë humbur në tërësi kredibilitetin të flasin për dhe në emër të shqiptarëve. 

BDI-ja opozitare e ka të garantuar me Kushtetutë të drejtën e tubimit për ta inkurajuar anëtarësinë. Por, Koalicioni VLEN nuk do të lejojë që BDI përmes gënjeshtrave dhe manipulimeve të tentoj të krijojë pakënaqësi tek shqiptarët. Pasi që, ne e dimë për çfarë arsye po mundohen t’i shesin këto tregime për gjoja legjitimitetin dhe përfaqësimin e kërcënuar të shqiptarëve në institucione. 

Këtë e bëjnë sepse duan t’i fshehin gjurmët e mëkateve të tyre. Por, ne jemi këtu për ta fol të vërtetën. 

Ne si Koalicioni VLEN e ftojmë Ali Ahmetin që sonte ta shfrytëzoj tubimin partiak në Gostivar, dhe t’i përgjigjet qytetarëve pse i ofroi Hristijan Mickovskit të bëhen pjesë e Qeverisë në vend të Koalicionit VLEN, me katër ministri, pa kryeparlamentar, bashkë me garancë që në zgjedhjet komunale vitin e ardhshëm do të angazhohen që kandidatët maqedonas të bëhen kryetar komunash në Strugë dhe Kërçovë? 

BDI e ka obligim të përgjigjet se a dëshiron që shqiptarët ti vendos si mbrojtës për t’I shpëtu ish funksionarët e korruptuar dhe anëtarët e familjeve të tyre?

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR