• e hënë, 23 dhjetor 2024

BDI: Argatët e Mickovskit përgatisin opinionin publik për t’ia dhënë VMRO-së edhe komunën e Kërçovës dhe Strugës 

BDI: Argatët e Mickovskit përgatisin opinionin publik për t’ia dhënë VMRO-së edhe komunën e Kërçovës dhe Strugës 

Shkup, 13 korrik 2024  

Shpifje skandaloze dhe e papranueshme: Argatët e Mickovskit përgatisin opinionin publik për t’ia dhënë VMRO-së edhe komunën e Kërçovës dhe Strugës 

Pas instalimit të vazalitetit te turpshëm ndaj VMRO- DPMNE- së, të refuzuarit e shqiptareve e të perzgjedhurit e Mickovskit, pasi ia dorëzuan Ministrinë e Marrëveshjes së Ohrit Stoilkoviqit të Putinit dhe Dimovit të Zingos, pas zëvendësimit të çdo gjëje shqiptare me maqedonase, dhe uljes së përfaqësimit të drejtë për 5% me një aktvendim të paprecedent, tashmë filluan të përgadisin opinionin publik për të dhënë Kërçovën dhe Strugën. 

 Këtu i keni kaluar vijat e kuqe dhe do të përballeni me rezistencën e popullit dhe të çdo shqiptari. 

Kjo është një shkelje e rëndë e arritjeve dhe dinjitetit të shqiptarëve, dhe një hap i tillë nuk do të kalojë pa kundërpërgjigje të fortë. 

Ne do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur interesin dhe dinjitetin e popullit shqiptar.

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR