• e martë, 02 korrik 2024

Këshilli Gjyqësor nuk ka marrë vendim për delegimin e gjyqtarit Osman Shabani i cili ka udhëhequr lëndët "Talir " dhe "Titanik" (PLT)

Këshilli Gjyqësor nuk ka marrë vendim për delegimin e gjyqtarit Osman Shabani i cili ka udhëhequr lëndët

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancë urgjente diskutoi për gjyqtarin Osman Shabani, i cili së fundmi është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkup, të dërgohet përkohësisht në Gjykatën Themelore Penale.

Pas dy orësh debat Këshillit Gjyqësor me gjashtë vota "pro" dhe gjashtë "kundër" nuk solli vendim për delegimin e tij.

Me kërkesë të koordinatores, anëtare e Këshillit Gjyqësor, Meri Radevska, kryetari i Gjykatës Themelore Penale, para dy ditësh, më 23 janar, në Këshill ka dorëzuar njoftim me të dhëna nga 20 lëndë të udhëhequra nga gjyqtari Osman Shabani, ndër të cilët "Titanik 1" dhe "Talir 1".

Ishte theksuar se sipas të dhënave të dorëzuara në Këshill, rastet të cilat janë me interes publik "Talir 1" dhe "Titanik 1" janë në procedurë dëshmuese.

Në rastin "Talir 1", që ka të bëjë me financimin joligjor të VMRO-DPMNE-së, janë akuzuar 7 persona, ndërsa për një vepër tashmë ka filluar parashkrimi, ndërsa sërish gjithë rasti ishte theksuar se vjetërsohet më 11 janar të vitit të ardhshëm...

Për rastin e dytë kritik, "Titanik 1", në të cilin Shabani është kryetar i Këshillit Gjyqësor, u theksua se janë akuzuar 14 persona, ndërsa ka nisur në vitin 2018 dhe është gjykuar radhazi pa ndërprerje në seanca.

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancë urgjente diskutoi për gjyqtarin Osman Shabani, i cili së fundmi është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkup, të dërgohet

Anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Tanja Çaçarova Ilievska, theksoi se nuk do të votojë për delegimin e Osmanit, sepse, siç tha ajo, Këshilli nuk i ka të dhënat elementare në cilën fazë është procedura e provave.

"Ajo që është e rëndësishme për mua është se a do të zgjidhet kjo situatë me një referim në kohë të Shabanit, deri më tani nuk ka përgjigje. Sa kohë kanë qenë këto lëndë në fazën e procedurës dëshmuese dhe në çfarë faze janë nga procedura e provave. Për “Talir”-in tashmë kemi parashkrim për një rast më 11.01.2024, ndërsa për të pandehurit e tjerë lënda parashkrihet më 11.01.2025. Pasi nuk kam informacion se sa kohë ka qenë në procedurë dëshmuese, duhet të bëjmë disa llogaritje. Nëse ka një vit në fazën e procedurës dëshmuese dhe në çfarë faze është, nëse procedura e provave është në fund apo në fillim, sa seanca janë shpallur për paraqitjen e provave, sa seanca janë mbajtur, ky do të ishte një parametër që unë të mund të bëja një konstruksion të përafërt se sa kohë mund të përfundojë procedura e provës. Dhe më e rëndësishmja, për cilat arsye, nëse janë shtyrë seancat, të njejtat janë anuluar. Nuk kemi të dhëna elementare", tha Çaçarova Ilievska.

Këshilli javën e kaluar delegoi edhe gjyqtaren e sapozgjedhur në Gjykatën e Apelit, Aleksandra Ristevska, e cila është pjesë e këshillit gjyqësor për rastin "Laskarca", aktgjykimi i së cilës u shpall sot. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR