• e martë, 02 korrik 2024

Këshilli Gjyqësor nuk ka marrë vendim për delegimin e gjyqtarit Osman Shabani i cili i ka udhëhequr lëndët "Talir " dhe "Titanik"

Këshilli Gjyqësor nuk ka marrë vendim për delegimin e gjyqtarit Osman Shabani i cili i ka udhëhequr lëndët

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancë urgjente diskutoi për gjyqtarin Osman Shabani, i cili së fundmi është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkup, të dërgohet përkohësisht në Gjykatën Themelore Penale.

Pas dy orësh debat Këshillit Gjyqësor me gjashtë vota "pro" dhe gjashtë "kundër" nuk solli vendim për delegimin e tij.

Shabani ka udhëhequr lëndën "Talir 1", e cila është në procedurë dëshmuese dhe i referohet financimit të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së dhe ishte hapur në vitin 2019, si dhe procedura e përsëritur për rastin "Titanik 1", e cila ka filluar në vitin 2018 në të cilin ai është edhe kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Javën e kaluar Këshilli e delegoi edhe gjyqtaren e sapozgjedhur në Gjykatën e Apelit, Aleksandra Ristevska, e cila është pjesë e këshillit gjyqësor në lëndën "Llaskarca", aktgjykimi i së cilës u shpall sot.  sa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR