• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli gjyqësor miratoi strategji të re komunikimi konform rekomandimeve të Misionit vlerësues të BE-së

Këshilli gjyqësor miratoi strategji të re komunikimi konform rekomandimeve të Misionit vlerësues të BE-së

Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Këshilli gjyqësor në seancën e sotme të 490-të ka shqyrtuar dhe njëzëri ka miratuar strategjinë e re të komunikimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut (2024-2028) me plan aksionar.

Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva theksoi se me strategjinë e re të komunikimit përmbush katër nga rekomandimet e noterizuara në Raportin e misionit vlerësues si dhe është në harmoni me politikat kombëtare zhvillimore dhe paraqet një pjesë më të detajuar të Sektorit zhvillimor nga Strategjia për gjyqësorin 2024-2028 dhe e njëjta është konform me angazhimet e gjyqësorit të hapur.

"Me miratimin e një dokumenti kaq të rëndësishëm, do të thotë se do të miratohen standarde të larta evropiane të komunikimit në të gjitha nivelet e gjyqësorit, duke filluar nga Këshilli gjyqësor", deklaroi Dameva.

Strategjia e komunikimit, theksoi Dameva i noterizon të gjithë aktivitetet që duhet të ndërmerren nga Këshilli gjyqësor dhe gjykatat në periudhën e ardhshme në mënyrë që publiku të ketë qasje në informatat më kohë lidhur me procesin e vendimmarrjes në gjyqësor.

"Gjykatësit patjetër duhet të jenë më transparent me mediat, e njëjta gjë vlen dhe për Këshillin gjyqësor, sepse vendimet gjyqtarët përsëri i marrin në emër të qytetarëve dhe puna jonë është në emër të qytetarëve, ndërsa një nga të drejtat themelore është e drejta e qytetarëve që të jenë të informuar", deklaroi Dameva.

Kryetarja e Gjykatës supreme Besa Ademi, theksoi se komunikimi me publikun, qytetarët, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile ka rol të madh për mbrojtjen e integritetit të gjyqtarëve, por dhe në mbrojtje të gjyqësorit nga ndikimi i jashtëm dhe për atë arsye të gjitha angazhimet e llogaridhënies bazohen në sundimin e ligjit dhe në këtë, siç theksohet, është thelbi i strategjisë së komunikimit - pa publikun nuk mund të ketë cilësi veprimi dhe vendimmarrje.

"E një rëndësi e madhe është se për strategjinë e komunikimit kishte një proces gjithëpërfshirës në të cilin Gjykata supreme ka dhënë një kontribut se cilat pjesë duhet të përmirësohen. Për zbatimin e kësaj strategjie duhet të ketë motiv dhe vullnet, sepse transparenca jep një kontribut të madh dhe të pazëvendësueshëm në reputacionin e gjyqësorit dhe perceptimin e përgjithshëm në përgjithësi", theksoi Ademi. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR