• e hënë, 23 dhjetor 2024

Këshilli Gjyqësor do të formojë Komision për përcaktimin e numrit të vendeve të lira gjyqësore për gjykatat themelore në shtet

Këshilli Gjyqësor do të formojë Komision për përcaktimin e numrit të vendeve të lira gjyqësore për gjykatat themelore në shtet

 Shkup, 12 shkurt 2024 (MIA)  - Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 477-të, ku do të debaojë   për disa pika, përfshirë edhe për përcaktimin e renditjes përfundimtare për përzgjedhjen e gjykatësve në Gjykatën  e Apelit  Shtip.

 Anëtarët e këshillit duhet të formojnë Komisione për përgatitjen e listave të kandidatëve si dhe për përcaktimin e numrit të vendeve të lira gjyqësore për gjykatat themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 Në seancë është paraparë të merret vendim për emërimin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore Strugë, si dhe të veprohet pas vendimit të Gjykatës Administrative.

Këshilli Gjyqësor, ndër të tjera, është paraparë të vendosë për raportin e Komisionit të Raportuesve për kërkesën e paraqitur për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetarit të gjykatës, si dhe të formojë Komisione pas kërkesave të paraqitura për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetarit të gjykatës.

Foto: Arkivi i MIA-s 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR