• e shtunë, 11 maj 2024

Këshilli Gjyqësor caktoi u.d. kryetarë të gjykatave themelore të Velesit, Kavadarit dhe Strugës

Këshilli Gjyqësor caktoi  u.d. kryetarë të gjykatave themelore të Velesit, Kavadarit dhe Strugës

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli Gjyqësor në seancën e sodit i caktoi Biljana Jaçevan ushtruese detyre kryetare e Gjykatës Themelore Veles, Elizabeta Petkovskan kryetare të Gjykatës Themelore në Kavadar dhe Izet Bajramovskin ushtrues detyre kryetar i Gjykatës Themelore të Strugës.

 Kryetari i Këshillit, Sashko Georgievi në fillim të seancës së 470-të, theksoi se  përcaktimi u.d. është i nevojshëm për shkak të pensionimit të kryetarit të GJTH Veles, si dhe për faktin se kryetarët e GJTH Kavadar dhe GJTH Strugë u skadon mandati më 30 dhjetor të këtij viti.

Këshilli Gjyqësor paraprakisht,caktoi ndërprerjen e funksionit gjyqësor të gjykatëses Lubica Cvetkovska Stojanovska nga GJTH  Kriva Pallankë, gjykatëses Snezhana Ivanovska nga  Gjykata Themelore Civile Shkup, gjykatëses Vaska Petrova nga Gjykata e Apelit Shtip dhe gjykatëses Lidija Dimova nga Gjykata e Apelit Veles, për shkak të plotësimit të kushteve për pension.ss/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR