• e enjte, 01 gusht 2024

Janushev për prokuroren Stefanova: Në rastin me Mijallkov konfiskoi pronë prej 30 milionë euro, ndërsa janë paguar vetëm rreth 350 mijë euro

Janushev për prokuroren Stefanova: Në rastin me Mijallkov konfiskoi pronë prej 30 milionë euro, ndërsa janë paguar vetëm rreth 350 mijë euro

Shkup, 31 korrik 2024 (MIA) - Igor Janushev, anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, në potkastin e mbrëmshëm "Na kavga" në televizionin Kanal 5, u bëri thirrje institucioneve kompetente që të merren me pronën e prokurores Lile Stefanovska.

Janushev theksoi se ka indikacione për parregullsi lidhur me punën e saj.

"Kërkoj që Prokuroria, ta kontrollojë pronën e saj. Ka muhabete të ndryshme, por ja unë, e kërkoj këtë publikisht", tha Janushev dhe potencoi se dyshon në parregullsi.

"Le ta hetojnë lëndën lidhur me atë se çfar pagese është bërë nga prona e seskeustruar e zotit Mijallkov dhe nëse këtu është dëmtuar Buxheti. Është sekuestruar pronë prej 30 milionë euro, nga ato janë paguar vetëm reth 350 mijë euro dhe këto janë sekuestrimet e vetme dhe të njejtat që ai i i ka blerë sërish, prokuroren e njejtë", tha Janushev dhe shtoi se Stefanova ka qenë prokurore edhe në rastin e tij.

Ai u përqendrua edhe në ngjarjet e tij gjyqësore të ndërlidhura me akuzat e PTHP-së, të cilat më vonë i ka ndërmarr Lile Stefanova, e cila atëherë ishte në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar, ndërsa pastaj edhe nga fundi i vitit të kaluar kaloi në Prokurorinë Themelore Republikane

Ai bëri thirrje deri te organet kompetente që ta verifikojnë pronën edhe të disa gjyqtarëve, konkretisht të gjykatësit Osman Shabani.

"Le të kontrollojnë pronën e gjyqtarit për rastin tim, Osman Shabanit. Ose le ta kontrollojnë shtëpinë e tij në Saraj që kam indikacione serioze se është ndërtim pa leje. Le ta kontrollojnë edhe veturën që e drejton", tha Janushev.

Ai ka treguar se automjeti mund të kontrollohet apo shihet çdo ditë para Gjykatës së Apelit.

"Vetura është e parkuar me targë interesante "xhemsbond" 001. Për të njëjtën duhet të kontrollohet se në emër të kujt është e regjistruar dhe kush e drejton atë", ka theksuar Janushev. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR