Janevska: Në E-Qeveri do të jetë i arritshëm ligji i ri për Kornizën Nacionale të Kualifikimeve
- Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve në Kuvend në lidhje me përmirësimin e sistemit arsimor, informoi se këto ditë në E-Qeveri do të jetë i arritshëm ligji i ri për Kornizën Nacionale të Kualifikimeve. Janevska shpreson se shumë shpejtë Kuvendi do të mund t'i miratojë.
- Post By Sara Ademi
- 16:55, 28 nëntor, 2024
Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve në Kuvend në lidhje me përmirësimin e sistemit arsimor, informoi se këto ditë në E-Qeveri do të jetë i arritshëm ligji i ri për Kornizën Nacionale të Kualifikimeve. Janevska shpreson se shumë shpejtë Kuvendi do të mund t'i miratojë.
Në pyetjen parlamentare nga deputeti Halil Snopçe lidhur me diskriminim e mundshëm të studentëve të cilët kanë 180 dhe 240 kredi, Janevska përkujtoi se si Ministri, studentëve me 180 kredi u kanë lejuar të konkurojnë për bursa për studimet pasdiplomike në kohëzgjatje prej dy vitesh.
"Nuk do të isha pajtuar nëse diskriminohen studentët me 180 ose 240 kredi. Këtu është një masë të cilën si Ministri e Arsimit e kemi ndërmarrë është që studentëve me 180 kredi t'u lejojmë të konkurojnë për bursa për studime pasdiplomike në kohëzgjatje prej dy vitesh, që të mund të plotësojnë njohuritë e tyre të përgjithshme, ndërsa ata me 240 kredi mund të konkurojnë për studime pasdiplomike njëvjeçare. Në disa ligje të sistemit është definuar saktë se ku dhe ç'farë mund të punojnë studentët me 180 kredi dhe me 240 kredi", tha Janevska.
Ajo përmendi se ky Ligj është në kompetencë edhe të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s