Janevska do të mbajë fjalim në shkollën e 57-të verore të Seminarit Ndërkombëtar për gjuhën maqedonase
- Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot do të mbajë fjalim në hapjen solemne të Shkollës së 57-të verore të Seminarit Ndërkombëtar për gjuhën, literaturën dhe kulturën maqedonase pranë Universitetit "Shën Cirili e Metodi"-Shkup. Shkolla verore këtë vit mbahet nën moton "Krenaria maqedonase" në Ohër dhe do të zgjasë deri më 29 gusht.
- Post By Sara Ademi
- 08:50, 16 gusht, 2024
Ohër, 16 gusht 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot do të mbajë fjalim në hapjen solemne të Shkollës së 57-të verore të Seminarit Ndërkombëtar për gjuhën, literaturën dhe kulturën maqedonase pranë Universitetit "Shën Cirili e Metodi"-Shkup. Shkolla verore këtë vit mbahet nën moton "Krenaria maqedonase" në Ohër dhe do të zgjasë deri më 29 gusht.
Përveç ministres Janevska në Shkollën verore sot është njoftuar edhe fjalim i presidentes së shtetit Gordana Siljanovska Davkova, ministrit të Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov, ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, rektores së Universitetit "Shën Cirili e Metodi" në Shkup, prof.dr. Biljana Angelova dhe drejtoresha e SNGJLKM pranë USHCM, prof.dr. Kristina Nikollovska. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s