• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë vjedhur 30 milionë dollarë nga një kasafortë private në Los Anxhelos

Janë vjedhur 30 milionë dollarë nga një kasafortë private në Los Anxhelos

Los Anxhelos, 4 prill 2024 (MIA) - Hajdutë kanë vjedhur 30 milionë dollarë nga një kasafortë private në Los Anxhelos, njoftoi mbrëmë policia e atjeshme. Vjedhja ka ndodhur natën e Pashkëve në një depo në vendin San Fernando, ku ruhen paratë e ndërmarrjeve nga tërë ai rajon në SHBA.

"Hajdutët kanë arritur të hyjnë në ndërtesën ku ka qenë kasaforta. Udhëheqësit e objektit, vjedhjen masive e kanë zbuluar madje të hënën, pasi e kanë hapur kasafortën", deklaroi shefi i Repartit policor në Los Anxhelos, Elejn Morales për "Los Anxhelos tajms".

Kjo është një nga vjedhjet më të mëdha të parave të gatshme në historinë e Los Anxhelosit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR