• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Janë djegur një njeri dhe kafshët në zjarrin që e kaploi një stallë afër stacionit hekurudhor Gjorçe Petrov

Janë djegur një njeri dhe kafshët në zjarrin që e kaploi një stallë afër stacionit hekurudhor Gjorçe Petrov

Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Janë gjetur një trup i djegur njeriu dhe kafshë të djegura nga zjarrfikësit dje pasi që e shuan zjarrin që kishte shpërthyer afër urës së lumit Lepenc, në afërsi të Stacionit hekurudhor Gjorçe Petrov.

Siç kumtoi MPB në buletinin e sotëm, dje në orën 18 në SPB Shkup pati paraqitje se është djegur bari i thatë i cili është zgjeruar dhe ka kapluar disa hapësira ndihmëse dhe stallën në të cilën ka pasur kafshë shtëpiake.

"Zjarri është shuar nga Brigada për mbrojtje zjarrfikëse Shkup, ndërsa në një prej hapësirave ndihmëse janë gjetur trupi i një personi si dhe kafshë të djegura. Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit", ceket në buletinin policor. ab/

Fotо: МIА arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR