• e hënë, 15 korrik 2024

Janë caktuar konferenca për shtyp dhe ngjarje edhe përkundër rekomandimeve të Qeverisë

Janë caktuar konferenca për shtyp dhe ngjarje edhe përkundër rekomandimeve të Qeverisë

Shkup, 14 korrik 2024 (MIA) - Edhe përkundër rekomandimeve të miratuara nga Qeveria për shkak të motit të nxehtë për sot janë caktuar konferenca për shtyp dhe ngjarje në periudhën prej orëss 11 deri në orën 17.

Sipas paralajmërimeve, duhet të mbahet takim i parë i trupit koordinues politik të VLEN-it në orën 14 në Tetovë, ku duhet të jenë të pranishëm liderët e koalicionit, ndërsa për në orën 12 ishte caktuar konferencë për shtyp e deputetit TOni Jarevski nga VMRO-DPMNE në Shkup.

Për shkak të temperaturave ët larta, Qeveria të enjten solli rekomandime sipas të cilave nga puna duhet të lirohen gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, ndërsa punëdhënësit rekomandohen t'i riorganizojnë aktivitetet e punës në mënyrë që të evitohet kryerja e aktiviteteve ndërtimore dhe të tjera fizike në ambiente të hapura në periudhën prej orës 11 deir në orën 17.

Dje reagoi edhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve të mediave (SPGPM) duke u bërë thirrje faktorëve politik në vend t'i respektojnë rekomandimet aktuale për mbrojtje nga vala e të nxehtit.

"Në kushte të nivelit portokalli të rrezikut nga temperaturat e larta, Qeveria, mes tjerash, rekomandoi të evitohet qëndrimi në ambiente të hapura në periudhën mes orës 11 dhe 17 - masë të cilën nuk e respektojnë as përfaqësuesit qeveritarë, as përfaqësuesit e partive politike", theksuan nga SPGPM.

Sipas sinoptikëve, moti i nxehtë dhe faza portokalli do të zgjasin deri në fund të javës së ardhshme. Të premten pritet ndryshim i motit. ab/

Fotо: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR