• e hënë, 23 dhjetor 2024

Jakimovski nga Struga: Të ndalet loja e pandershme ndaj maqedonasve

Jakimovski nga Struga: Të ndalet loja e pandershme ndaj maqedonasve

Strugë, 17 prill 2024 (MIA) - Të ndalet loja e pandershme ndaj maqedonasve dhe të ndalet trajtimi si monedhë për ryshfet, porositi nga Struga kandidati presidencial i GROM-it, Stevço Jakimovski.

Ai vërejti se "lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski e gënjen popullin lidhur me ndryshimin e Kushtetutës, përkatësisht se do të mbështesë ndryshim me veprim të rëndësisë kur do të hyjmë në Bashkimin Evropian".

Sipas tij, në këto zgjehdje ttruoi vitues maqedonas duhe të vendosë të mos votojë për atë që është i gatshëm t'i tradhtojë, siç tha, ta hapë Kushtetutën, më pas në Kushtetutë të zgjedhet presidenti në[ Parlament, praktikisht të jetë presidenti rezultat i shantazheve dhe tregtimeve partiake politike.

Nëse e fiton besimin e qytetarëve, struganëve u premtoi mbështetje në zhvillim të turizmit, ndërtimit të hoteleve me pesë yje dhe spa qendra, përkatësisht do të ketë ofertë cilësore turistike, si dhe ndërtim të autostradës Kërçovë - Ohër.

Foto МIА

QËNDRONI TË LIDHUR