• e premte, 05 korrik 2024

Izraeli në kulmin e luftës në Gazë dakordoi blerjen e 25 gjuajtësve amerikanë F-35

Izraeli në kulmin e luftës në Gazë dakordoi blerjen e 25 gjuajtësve amerikanë F-35

Tel-Aviv, 5 qershor 2024 (MIA) - Izraeli dakordoi blerjen e 25 aeroplanëve luftarak amerikanë F-35, konfirmoi Ministria izraeëite e Mbrojtjes dhe shtoi se kjo është skuadrilja e tretë luftarake e aeroplanëve Lokhid Martin të cilët janë integruar në forcat e armatosura izraelite.

Forcat ajrore izraelite dp të kenë në dispozicion 75 prej këtyre aeroplanëve "të padukshëm". Dërgesa pritet të fillojë në vitin 2028, me tre deri pesë aeroplanë në vit. Aeroplanët do t'i kushtojnë Izraelit rreth tre miliardë dollarë.

Ministri i Mbrojtjes, Joav Galant tha se furnizimi i skuadriljes së tretë të aeroplanëve F-35 "e reflekton forcën e partneritetit strategjik mes Izraelit dhe SHBA-së".

Në letrën drejtuar qeverisë amerikane. Galant premton se armët amerikane do të përdoren në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

Në kulmin e luftës në Rripin e Gazës, vazhdimisht ka protesta ndërkombëtare kundër dërgesave të armëve amerikane për Izraelin.

Presidenti amerikan, Xho Bajden muajin e kaluar kërcënoi se do ta ndërpresë dërgesën e disa llojeve të armëve nëse Izraeli i sulmon qendra e dendura urbane në Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR