• e enjte, 16 maj 2024

Izraeli fillon sulme të reja në Gazë gjatë kohës së bisedimeve për armëpushim

Izraeli fillon sulme të reja në Gazë gjatë kohës së bisedimeve për armëpushim

Rafah, 8 maj 2024 (MIA) - Izraeli sulmoi sot objektiva në Rripin e Gazës pasi dje mori nën kontroll pikën kryesore kufitare me Egjiptin, vend ku negociatorët po përpiqen të shfrytëzojnë shansin e fundit për të kontribuar në marrëveshjen e armëpushimit.

Pas disa javësh njoftimi për fillimin e një ofensive tokësore në qytetin kufitar Rafah, pavarësisht kundërshtimit ndërkombëtar, tanket izraelite hynë dje dhe ndërmorrën një pikë kalimi kyçe për dërgimin e ndihmave në territorin e rrethuar palestinez.

Shtëpia e Bardhë dënoi ndërprerjen e furnizimeve humanitare.

Hyrja në qytetin jugor të Gazës, i mbushur me civilë të zhvendosur, vjen ndërsa ndërmjetësit në Kajro përpiqen të lidhin një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim në luftën shtatë-mujore midis Izraelit dhe Hamasit.

Një zyrtar anonim i Hamasit paralajmëroi se ky është "shansi i fundit" i Izraelit për të liruar dhjetëra pengje që ende mbahen në Gazë.

"Al-Kahra njuz" i Egjiptit publikoi se të gjitha palët, përfshirë Izraelin, kishin rënë dakord të rifillonin negociatat, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha më herët se një delegacion izraelit është tashmë në Kajro.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Xhon Kirbi, vlerësoi se kjo nuk është e parëndësishme.

Pavarësisht bisedimeve në kryeqytetin egjiptian, dëshmitarët dhe një spital lokal raportuan sulme izraelite në të gjithë Rripin e Gazës mbrëmë dhe këtë mëngjes, përfshirë edhe rrethinë e Rafah. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR