• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Policia ka identifikuar sulmuesin e Ficos

Policia ka identifikuar sulmuesin e Ficos

Bratislavë, 15 maj 2024 (MIA) - Policia në Sllovaki ka identifikuar 71 vjeçarin J.C. nga E Majta i cili me revolen që ka poseduar ligjërisht ka qëlluar sot në kryeministrin sllovak Robert Fico.

Gjendja shëndetësore e Ficos i cili fillimisht u dërgua me makinë në spital, ndërsa më pas me helikopter në Banjska Bistricë është kritike.

Sulmuesi menjëherë pas sulmit është arrestuar nga policia.

Mediat sllovake informojnë se ai ka brohoritur "Robo, eja këtu!" përpara se të qëllonte Ficon i cili iu afrua qytetarëve pas një mbledhje të qeverisë në qytetin Handlova, 150 kilometra larg Bratislavës.

Lideri i Të Majtës sllovake u emërua kryeministër i Sllovakisë për herë të katërt në fund të tetorit të vitit 2023, pasi në fushatën parazgjedhore premtoi se do të ndërpresë mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe kritikoi vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR