• e martë, 24 dhjetor 2024

Tramp pranon ftesën e Bajdenit për debat televiziv, propozon më shumë se dy

Tramp pranon ftesën e Bajdenit për debat televiziv, propozon më shumë se dy

Uashington, 15 maj 2024 (MIA) - Ish presidenti amerikan Donald Tramp sot ka pranuar ftesën e presidentit amerikan Xhozef Bajden për debat televiziv, duke theksuar se nevojiten më shumë se dy debate.

Tramp në rrjetin e tij social ka shkruar se është i gatshëm të debatojë me Bajdenin, duke theksuar se do të jetë e nevojshme të zhvillohen më shumë se dy debate të propozuara, raporton Ej-Bi-Si Njuz.

Bajdeni më herët sot e ftoi Trampin të zhvillonte dy debate presidenciale televizive në qershor dhe shtator, ndërsa më vonë në platformën X shkroi se ai kishte pranuar ftesën e Si-En-En-it për debatin me Trampin me 27 qershor.

Pak më vonë ekipi i Trampit kumtoi se edhe ai ka pranuar ftesën në këtë televizion, transmeton Si-En-En.

Ekipi i Bajdenit theksoi se vendimi i tij për të mos marrë pjesë në debatet tradicionale të organizuara nga partitë demokrate dhe republikane është për faktin se ato janë projektuar "si një spektakël argëtues, ndërsa jo si shkëmbim serioz idesh që pasqyron investimin e madh në zgjedhje".

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen me 5 nëntor. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR