• e martë, 05 nëntor 2024

Izraeli e njoftoi KB-në se marrëveshja për njohjen e UNRWA-së të vitit 1967 është e pavlefshme

Izraeli e njoftoi KB-në se marrëveshja për njohjen e UNRWA-së të vitit 1967 është e pavlefshme

Tel Aviv, 4 nëntor 2024 (MIA) - Izraeli ka informuar Kombet e Bashkuara se Marrëveshja e vitit 1967 për njohjen e Agjencisë së KB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë (UNRWA) është e pavlefshme, njoftuan mediat britanike.

 Parlamenti izraelit (Kneseti) shtatë ditë më parë miratoi një ligj që ndalon agjencinë e KB-së të operojë në Izrael për shkak të akuzave se ka lidhje të ngushta me anëtarët e Hamasit dhe se disa nga 13.000 të punësuar të UNRWA-së në Gazë kanë marrë pjesë në sulmet e 7 tetorit të vitit 2023.

 Kombet e Bashkuara i bënë thirrje Izraelit ta tërhiqë vendimin, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i KB-së Antonio Gutereshi deklaroi se nuk ka alternativë për UNRWA-në dhe se, nëse Izraeli fillon të zbatojë ligje të reja për ndërprerjen e  lidhjeve me agjencinë, sipas ligjit ndërkombëtar do të duhet t'i përmbushë nevojat e refugjatëve.

 

QËNDRONI TË LIDHUR