• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA bën thirrje për ndihmë më të madhe humanitare për Gazën

SHBA bën thirrje për ndihmë më të madhe humanitare për Gazën

Uashington, 5 nëntor 2024 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken bëri thirrje për ndihmë më të madhe për Rripin e Gazës duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës humanitare në territor më shumë se një vit pas luftës.

Blinkeni "ka biseduar për kushtet e tmerrshme humanitare në Gazë", në një bisedë telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes Joav Galant, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të shtetit amerikan, Methju Miler.

"Sekretari rishikoi veprimet që Izraeli  ka ndërmarrë deri më sot dhe bëri thirrje për veprime të mëtejshme për të rritur ndjeshëm dhe mbështetur ndihmën humanitare, duke përfshirë ushqimin, barnat dhe rezerva tjera bazë, për civilët në të gjithë Gazën", tha Miler.

Blinkeni, gjithashtu, theksoi vlerën e përfundimit të luftës në Rripin e Gazës dhe kthimin e të gjitha pengjeve në vend të rrëmbyer nga Izraeli, si dhe mundësimin që popullata palestineze të rindërtojë jetën e tyre.

Konflikti filloi pasi Hamasi dhe ekstremistë tjerë nga Rripi i Gazës sulmuan Izraelin, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke rrëmbyer deri në 250 më 7 tetor të vitit 2023. Izraeli pastaj filloi hakmarrje masive, për të cilën autoritetet në Gazë thonë se ka rezultuar me më shumë se 43.000 raste të vdekjes dhe mbi 100.000 të lënduar, sipas shifrave të autoriteteve shëndetësore në Gazë.

Blinkeni bisedoi edhe me ministrin egjiptian të Punëve të Jashtme Badr Abdel-Ati për situatën në Gazë dhe më gjerë në Lindjen e Mesme.

"Sekretari theksoi se Hamasi edhe njëherë refuzoi të lirojë madje edhe numër të kufizuar të pengjeve për të siguruar armëpushim dhe ndihmë për banorët e Gazës", tha Miler.

Sipas gazetës izraelite Tajms of Izrael, Egjipti kohë më parë ka dhënë propozim sipas të cilit Hamasi do të lirojë katër pengje izraelite në këmbim të 100 të burgosurve palestinez. Gjatë armëpushimit të parë 48-të orësh, do të negociohet për armëpushim afatgjatë të zjarrit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR