• e hënë, 23 dhjetor 2024

Agjencitë amerikane të zbulimit pohojnë se Rusia i rritë sulmet kibernetike lidhur me zgjedhjet

Agjencitë amerikane të zbulimit pohojnë se Rusia i rritë sulmet kibernetike lidhur me zgjedhjet

Uashington, 5 nëntor 2024 (MIA) - Funksionarët më të lartë të qeverisë amerikane dje i përforcuan paralajmërimet e veta për përzierje të jashtme në zgjedhje, posaçërisht nga Rusia.

Koncerni, nga Zyra e drejtorit të zbulimit nacional (ODNI), Byroja federale për hetime (FBI) dhe Agjencia për siguri kibernetike dhe siguri infrastrukturore (CISA), nga e premtja i përsëritën paralajmërimet e veta për përzierje, transmeton DPA.

Tre agjencitë kumtuan se "po i vëzhgojnë kundërshtarët e huaj, posaçërisht Rusinë, të cilët kryejnë operacione për ndikim plotësues me qëllim që ta përkeqësojnë besimin e opinionit në integritetin e zgjehdjeve në SHBA dhe të nxisin ndarje mes amerikanëve".

Sipas tyre, këto përpjekje do të intensifikohen sot, në ditën e zgjehdjeve dhe pas kësaj, duke shtuar se do të fokusohen në shtetë shtetet kyçe: Arizonë, Nevadë, Miçigen, Viksonsin, Pensilvani, Xhorxhia dhe Karolinë të Veriut.

Votuesit amerikanë sot do të zgjedhin nëse ish-presidenti republikan, Donald Tramp apo nënpresidentja demokrate, Kamala Haris do të jenë në Shtëpinë e Bardhë.

"Rusia është kërcënimi më aktiv", thueht në deklaratën e përbashkët.

"Aktorëte ndikimit" të cilët grupi thotë se janë të lidhur me Rusinë, po krijojnë video dhe rrëfime të rrejshme për ta minuar legjitimitetin e zgjedhjeve, për t'i shtyrë vituesit të frikësohen nga procesi dhe të sugjerojnë se njerlzit me qëndrime të kundërta politike po prëdorin dhunë ndaj njëri tjetrit.

"Këto përpjekje rrezikojnë të nxisin dhunë, përfshirë edhe kundër nëpunësve zgjehdorë", thonë agjencitë. "Presim se aktorët rusë do të publikojnë përmbajtje të prodhuar shtesë me këto tema deri në ditën e zgjedhjeve dhe në ditët dhe javët pas mbylljes së vendvotimeve".

Përfaqësuesit e zbulimit thanë se operatorët nën ndikim rus kohë më parë publikuan shkrime të rrejshme në të cilat thuhet se autoritetet ameirkane po tentojnë të ndikojnë në zgjedhje përmes mbushjes së kutive të votimit dhe sulme kibernetike.

Këta aktorë të këqinj "gjithashtu krijuan dhe përforcuan video të kohëmëparshme që tregon rrejshëm intervistë me një individ i cili pohon se ka falsifikat zgjehdor në Arizonë ... në mënyrë që ta favorizojnë nënpresidenten Kamala Haris", thuhet në kumtesë.

"Sekretari shtetëror i Arizonës tashmë e hodhi poshtë pohimin e videos si të rrejshëm", shtohet.

Edhe Irani filloi "aktivitete kibernetike me qëllim të keq", në mënyrë që të ndikojë negativisht ndaj Trampit, thuhet në deklaratë. Qeveria në Teheran gjithashtu po tenton të ndikojë ndaj zgjehdjeve përmes videove të rrejshme të cilat kanë për qëllim të nxisin dhunë.

Irani mbetet i vendosur të hakmerret për vdekjen e Kasem Sulejmanit, i cili u vra në Irak në sulmin ajror amerikan në janar të vitit 2020, të cilin e urdhëroi Trampi, kumtuan zbuluesit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR