• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pentagoni konfirmon se në Rusi ka 12.000 ushtarë koreanoverior

Pentagoni konfirmon se në Rusi ka 12.000 ushtarë koreanoverior

Uashington, 5 nëntor 2024 (MIA) - SHBA-ja vlerëson se ka rreth 12:000 ushtarë koreanoveriorë në Rusi, 10.000 prej të cilëve janë në rajonin Kursk.

"Nëse këta ushtarë kyçen në operacione për mbështetje luftarake kundër Ukrainës, ata do të bëhen caqe legjitime ushtarake", tha zëdhënësi i Pentagonit, Patrik Rajder, duke i përsëritur komentet e dhëna javën e kaluar nga ana e ministrit të Mbrojtjes Lord Ostin.

Ai tha se Pentagoni "i kontrollon" raportet për gjoja operacionet luftarake të Koresë Veriore.

Ushtarët e Phenianit kanë arritur në Rusi muajin e kaluar, njoftuan perosna zyrtarë. Forcat moskovite i kanë stërvitur për taktikë këmbësorike dhe artilerike, pasrimin e logoreve dhe përdorimin e droneve, njoftoi SHBA-ja. Rusët u kanë siguruar ushtarëve koreanoveriorë edhe uniforma ndhe pajisje ruse.

"Të gjitha indikacionet janë se ata sigurojnë ndonjë lloj të luftës ose mbështetjes për gatishmëri luftarake", tha Rajder në deklaratë.

"Ne do të presim plotësisht që ukrainasit të bëjnë atë që duhet të bëjnë për të mbrojtur veten dhe personelin e tyre, shtoi ai.

Një zëdhënës i Pentagonit vuri në dukje komentet e fundit të Ostin, në të cilat sekretari i Mbrojtjes tha se forcat e Koresë së Veriut mund të përdoren "për të zëvendësuar humbjet masive që po pëson Rusia".

"Unë mendoj se ky është ndoshta një vlerësim i saktë dhe sigurisht që nuk do të doja të isha ushtar i Koresë së Veriut atje". thaRajder. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR