• e premte, 22 nëntor 2024

Zaharova: Zgjedhjet në Moldavi ishin më jodemokratiket që nga pavarësia e saj

Zaharova: Zgjedhjet në Moldavi ishin më jodemokratiket që nga pavarësia e saj

Moskë, 5 nëntor 2024 (MIA) - Ministria Ruse e Punëve të Jashtme dje njoftoi se zgjedhjet presidenciale në Moldavi, në të cilat fitoi presidentja proevropiane Maja Sandu, ishin "më jodemokratiket" në historinë post sovjetike të vendit.

Zëdhënësja e Ministrisë, Marija Zaharova, tha se rezultati, në të cilin Sandu siguroi fitore në masë të madhe falë mbështetjes së moldavëve nga diaspora, zbuloi një "hendek të thellë" në shoqërinë e Moldavisë.

"Nuk do të ishte ekzagjërim të thuhet se kjo ishte fushata zgjedhore më jodemokratike në të gjitha vitet e pavarësisë së Moldavisë. Ky është një represion i paprecedentë nga autoritetet kundër opozitës dhe mediave të pavarura, kryesisht mediave në gjuhën ruse, dhe ndërhyrje e hapur e Perëndimit në procesin zgjedhor", njoftoi Zaharova në faqen e internetit të Ministrisë.

Ajo shtoi se polarizimi është shkaktuar nga "politika dritëshkurtër e liderëve të vendeve dhe ndërhyrja e dukshme e Perëndimit".

Sandu kohë të gjatë dënon pushtimin rus ndaj Ukrainës dhe akuzon Rusinë se planifikon ta rrëzojë administratën e saj.

Pas raundit të parë të zgjedhjeve muajin e kaluar, ajo u ankua për ryshfet të votuesve të votojnë kundër saj dhe kundër anëtarësimit të Moldavisë në Bashkimin Evropian në referendumin që ishte miratuar me një shumicë të ngushtë. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR